Google ADS

Kundërshtohen kallëzimet penale ndaj policëve

20:42 | 16 Gusht 2019
Arbresh.info

Sindikata e Policisë së Kosovës po vlerëson se për dëbimin e turqve nuk janë fajtorë policët.

Ka kaluar më shumë se një vit e katër muaj prej kur në këtë mënyrë, gjashtë shtetas turq, u larguan nga Kosova raporton T7.

Në aksionin e dëbimit, dyshohet të jenë të përfshira disa institucione. Megjithatë, masat e para u morën ndaj atyre që zbatuan këtë veprim.

Gjatë së enjtes, janë parashtruar kallëzime penale ndaj 22 policëve të Kosovës.

Mirëpo një vendim të tillë nuk e kanë pritur mirë këta punonjës.

Sipas Shaban Tashollit, nga Sindikata e Policisë së Kosovës, një veprim i tillë ishte i ngutur.

Nga sindikata e policëve besojnë që këto kallëzime penale do të duhej të drejtoheshin edhe tek institucionet nga ku policët kishin marrë urdhërin.

Sipas Tashollit, policët vetëm kishin zbatuar vendimin ndaj personave që iu kishin prezantuar atyre nga institucionet e tjera, si persona me rrezikshmëri të lartë.

Nga sindikata lajmërojnë që do të marrin të gjitha masat e nevojshme, për t’iu dalë policëve në mbrojtje.

Se ky rast mund të shfrytëzohet vetëm për të manipuluar me opinionin publik, po vlerëson edhe Sami Kurteshi, i cili ishte pjesë e komisionit hetimor për largimin e shtetasve turq.

Edhe sipas tij, në parashtrimin e këtyre kallëzimeve penale, nuk janë të përfshirë emrat e njerëzve që realisht kishin urdhëruar zbatimin e operacionit.

Kurteshi thotë që nga ky rast mund të kuptohet dicka.

Ndonëse shprehet se duhet të ndiqen ligjërisht edhe policët, thotë se ata ishin të detyruar ta zbatojnë urdhëresën e kudnërligjshme, e cila sipas tij lidhet me Presidentin dhe AKI’në.

Mëngjesin e 29 marsit të vitit të kaluar 6 shtetas turq ishin ndaluar gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI-në dhe brenda ditës ishin deportuar për në Republikën e Turqisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme