Google ADS

Kundërshtimet nuk kryejnë punë, Dedaj bëhet ambasador

07:03 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Kundërshtimet e parlamentarëve minoritarë nga Grupi 6+ nuk u kanë lënë përshtypje as kryeministrit Ramush Haradinaj e as presidentit Thaçi.

Me gjithë deklarimet prej të cilave është distancuar edhe vetë Qeveria, në vend të shkarkimit nga posti i zv.ministrit të Jashtëm, Dedaj është shpërblyer me pozitën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Qeveria apo Presidenca, kalimin në krye të Ambasadës së Kosovës në Shkup e ka bërë publike vetë Dedaj, përmes llogarisë së tij në Facebook.

“Në një mision të ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën! Falënderoj Presidentin e Republikës së Kosovës, HT Hashim Thaqi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misonit Diplomatik, të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë!”, ka shkruar Dedaj, duke postuar edhe vendimin e nënshkruar nga Thaçi, në të cilin vërehet se mungon data e nënshkrimit.

Të ngjashme