Nysrete Kumnova kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” e cila merret me kërkimin e personave të pagjetur ka komentuar deklaratat e fundit te Nenad Çanak se ne Serbi po fshihen varrezat masive të shqiptarëve.
Kumnova në “Debat Plus”, ka thënë se familjarët e tyre i kanë rrëmbyer serbët që i kanë njohur.
“Kemi organizuar protesta e kemi bërë greva për të marrë informacione pasi ishim këmbëngulës se njerëzit tanë i kanë marrë të njohurit. Njerëzit tonë e dimë kush i kanë marrë. Neve të dashurit na kanë marrë serbët që i kemi njohur”, tha ajo.
Nysrete Kumnova e cila edhe sot e kësaj ditë nuk di asgjë për fatin e djalit të saj Albionit, thotë se ai u rrëmbye për shkak të aktivitetit të saj në atë kohë.
Kumnova thotë se në kohën e qeverisjes së parë të Ramush Haradinajt ajo ishte emëruar në një komision qeveritar për të pagjeturit.
Ajo thotë se në atë kohë ka bërë një sërë reformash për trajtimin e të zhdukurve.
“Kur janë kthyer trupat nga Serbia janë marrë disa kamionë jo të mirë. Unë kërkova që bartja e trupave të bëhet nga FSK, kërkesë që më është miratuar. Trupat në atë kohë janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme. Janë varrosur me dinjitet. Tash në ato komisione punojnë njerëz servila”, thotë më teh Nusrete Kumnova.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...