Google ADS

Kultivoi bimë narkotike, një muaj paraburgim për të dyshuarin

16:01 | 14 Shtator 2022
K.B

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se, nga data e pa vërtetuar e deri më 14 shtator 2022 , i pandehuri J.B., në Komunën e Gjakovës, pa autorizim kultivon bimë të hashashit, shkurres e kokainës ose bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Në oborrin e shtëpisë së të pandehurit, janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe , në shtëpinë e veturën e tij i janë gjetur edhe 560 gramë marihuanë, dhe një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit J.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /arbresh.info/

lexo edhe:

Antidroga e Policisë në Gjakovë arreston një person të dyshuar për kultivim droge

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme