Kultivohen dhe më pas digjen disa bimë narkotike në Deçan

11:07 | 30 Korrik 2024
A B

Policia e Kosovës gjatë patrullimit ka hasur në një lokacion  ku kishin qenë të kultivuara disa bimë narkotike në Deçan.

Në raportin 24 orësh policia ka bërë të ditur se njësiti i anti-drogës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në katër sera kanë gjetur vetëm disa bimë narkotike të llojit kanabis.

“Policia gjatë patrullimit ka hasur në një  lokacion  ku kishin qenë të kultivuara  disa bimë narkotike të llojit kanabis  të mbjella në katër sera.  Sot me 29.07.2027 njësiti i anti-drogës kanë dalë në vendin e ngjarjes, por personat e dyshuar kishin arritur të shkatërrojnë – djegin të gjitha bimët përveç se janë vërejtur disa  bimë të njoma të padjegura të gjatësive 150 cm- 200 cm”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu gjatë hetimit të këtij rasti policia afër serave ka konfiskuar edhe një AK- 47 me 33 copë  fishekë.

Rasti është në procedurë hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme