Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka folur për gjendjen e memorialëve në Kosovë, mirëmbajtjen e tyre si dhe projektin për restaurimin dhe konservimin e kullave të Jasharëve në Prekaz.
Zogaj ka thënë se viti 2020 nuk po i gjen në gjendje të mirë memorialët, ai përmendi kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz dhe memorialin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë të cilat janë në gjendje më të keqe.
“Memorialët kanë qenë në gjendje jo të mirë edhe pa u themelu Agjencioni, që ky Agjencion tani po i bën gjashtë vite e gjysmë që ekziston dhe shumë memoriale dhe komplekse janë ndërtu para se me u themelu ky Agjencion. Ato memoriale që janë ndërtu më herët janë ndërtuar kryesisht nga donatorët e ndryshëm, familjarët e në raste të veçanta edhe nga ministri të ndryshëm dhe nga komunat. Megjithatë nuk e kanë pasur kualitetin e duhur dhe janë ndërtuar një numër i madh i tyre, ndërsa prej që është themelu Agjencioni dhe projektet që i ndërton Agjencioni ato edhe i mirëmban. Mbi të gjitha çfarë është shqetësuese për Agjencionin janë disa memoriale që janë më të mëdha, duke përfshirë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe memorialin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë, këto dyja janë në gjendje të keqe”, ka thënë ai gjatë intervistës për telegrafin.
Ai ka theksuar se problemi te kompleksi memorial “Adem Jashari”, ekziston sa i përket konservimit të shtëpive të rezistencës dhe projekti i përgjithshëm që duhet të bëhet në atë kompleks, kurse sa i përket mirëmbajtjes, ai pohoi që është në nivel.
Zogaj ka thënë se gjendja në të cilën janë kullat e Jasharëve, është nënçmuese për Agjencionin dhe për Kosovën.
Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, tregoi se çfarë ka ndodhur me projektin për kompleksin memorial “Adem Jashari”, i cili është i gatshëm që nga viti 2017.
“Realisht shteti ka ndarë mjete çdo vit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, por sipas mendimit tim nuk është investu në baze të prioriteteve, sepse për mendimin tim pas varrezave, prioritet do të duhej të ishte konservimi i shtëpive të rezistencës, sepse ato shtëpi dëshmojnë se sa ka qenë e shtrenjtë liria dhe mbi të gjitha dëshmojnë sakrificën e familjes Jashari. Por, megjithatë vetëm një e mirë mund të ndodhë nga ajo që jemi vonuar në kontekstin se ndoshta para 10 viteve ose 15 do të bëhej një projekt që nuk do të ishte ndoshta aq i dinjitetshëm ose që do të prezantonte gjithë atë sakrificë, tash besoj që shteti ka mundësi më të mëdha për të pasur një projekt më të dinjitetshëm më të madh që të paraqes shumë elemente që nuk do të mundej më herët”, është shprehur ai.
Mes tjerash, Zogaj tha se projekti për kompleksin memorial “Adem Jashari”, ka mbetur në gjysmë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga pozita e kryeministrit.
“Projekti për konservimin e shtëpive të rezistencës ka qenë gati që në vitin 2017 , kur kam ardhë unë ka qenë i gatshëm dhe kam pasur interesim të fillojë menjëherë me konservimin e shtëpive të rezistencës në bazë të atij projekti, por me kërkesën e Bekim Jasharit që të presim për ligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku parashihej që të formohej komiteti ndërministror e që do ta bëjë një projekt të përgjithshëm, jemi ndalur. Ku do të përfshihej edhe konservimi dhe restaurimi ku do të jetë edhe amfiteatri, edhe muzeu edhe parkingjet dhe shumë objekte tjera përcjellëse, dhe ai është projekt i përgjithshëm që është i kushtueshëm. Po sa është formuar ky komitet ndërministror e ka pasur problem të ky projekt, të fillojë me konservimin e shtëpive apo te pres të bëhet një projekt i përgjithshëm ku do të përfshihej edhe konservimi. Komiteti nuk ka mundur të vendos nëse projekti ekzistues do t’i përshtatej projektit të përgjithshëm. Kemi mbajtur tri takime të këtij problemi, pastaj kryeministri dha dorëheqje dhe pas dorëheqjes së kryeministrit, komiteti ndërministror nuk ka pasur guxim të ndërmarrë veprime tjera. Për momentin situata ka mbetur kështu siç është dhe unë mendoj që është jo mirë, por shpresoj se me formimin e qeverisë së re do të formohet komiteti ndërministror, dhe do të vazhdojë procedurat ku kemi lënë me komitetin e kaluar”, tha ai.
Zogaj tha se është shqetësuese se a do të mund të mund të mbijetojnë edhe gjatë këtij dimri objektet në Prekaz.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se si Agjencion kanë pasur 3 milionë euro për projektin ekzistues, si dhe në Qeverinë Haradinaj ka pasur gatishmëri maksimale për realizimin e projektit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...