Gjendja e kullave të familjes Jashari në Prekaz vazhdon të jetë e rëndë.
Nga Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve thonë se po presin miratimin e projektligjit për këtë kompleks, në mënyrë që të mund të intervenojnë, raporton KTV.
Por për të nisur këtë projekt, duhet fillimisht të miratohet projektligji për kompleksin “Adem Jashari”, të cilin Kuvendi i Kosovës të hënën nuk arriti ta miratojë.
Bislim Zogaj thotë se deputetët duhet t’i lënë anash inatet politike dhe ta shtyjnë përpara sa më shpejt këtë projektligj.
Në seancën e Kuvendit, që u mbajt të hënën në mungesë të deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk u arrit kuorumi për votim në lexim të dytë të këtij projektligji.
Projektligji parasheh që tenderin për konservim duhet ta shpallë një komision ndër -institucional dhe të jetë ndërkombëtar.
Këtë vit Qeveria kishte ndarë buxhet prej 1 milion eurosh për intervenuar në këtë kompleks.
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...