Muret dhe hapësira përreth të jep përshtypjen se është monument i mbetur nga koha e luftës.
Por, kjo është gjendja e kullës që kishte filluar të restaurohej para gjashtë vjetësh.
Ndërrimi i projektit të kullës, bëri që familjarët e heroit Shaban Polluzha në Polluzhë të Drenasit të ndërpresin projektin për ndërtim.
Xhavit Kastrati, një nga nipat e heroit kombëtarë ka rrëfyer për arbresh.info se si filloi i gjithë problemi.
“Qe gjashtë vite ka fillu mu ndërtu. Atëherë ishte ministër Memli Krasniqi. Mirë ka fillua njëherë, por problemet filluan me ndërrimin e projektit nga firma e ndërtimit. Filloi ndryshimi i projektit dhe ndryshuan hyrjen e këto tjerat dhe ne si familje nuk kemi leju me vazhdu. Ata flisnin që kullat e Drenicës janë sikur të Junikut”.
Ndonëse për këtë kërkoi shpjegim nga Ministria e Kulturës, përgjigje nuk morën pse kompania që fitoi tenderin ndryshoi edhe projektin.
E tërë çka familja kërkoi ishte që kulla të ndërtohet sikurse kulla e vjetër.
“Jom shku te Ministri dhe kom kërku që kompania me ndërtua ashtu siç u kanë projekti dhe ata thonin se kanë ide tjera. E kanë ndryshu projektin dhe ne si familje se kemi pranu dhe pastaj u ndryshuan qeveritë dhe ka mbet tash e sa, pa u ndërtu. Na kemi kërku që të ndërtohet kulla, ashtu siç u kanë e vjetra”.
E duket se pritjeve të familjarëve për të filluar puna në këtë kull ju ka ardhur fundi.
Nipi i heroit Shaban Polluzha ka një paralajmërim për shtetin.
“Nëse sivjet nuk rregullohet ne do ta lëmë muze dhe vet ne si familje do ta ndërtojmë vetë kullën dhe kjo do të jetë muze.”
Lidhur me pezullimin punimeve shpjegim tash e sa vite ka kërkuar edhe vetë Komuna e Drenasit.
Shqipe Zogu, Drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Drenasit ka treguar për arbresh.info, se kanë drejtuar disa shkresa në Ministrinë e Kulturës por përgjigjej nuk kanë marr.
Ajo rrëfen se për këtë projekt të lënë në gjysmë janë ndarë nga buxheti i shtetit rreth 40 mijë euro për këtë vit.
“Projekti tashme i lënë në gjysme është njëri nga projektet që ne jemi të interesuar të përfundojë, por kjo varet nga Ministria e Kulturës. Ne si komunë kemi kërkuar të dimë se pse janë ndërpre punimet dhe kur do të fillojnë punimet. Ne kemi kërkuar përgjigjej, por ende s’kemi marr përgjigje zyrtare. Ky projekt është i paraparë në buxhet edhe për vitin 2021 dhe 2022 dhe janë ndarë rreth 40 mijë euro por se dimë çka ka ndodh me këto mjete”.
Ndryshe Shaban Mustafë Kastrati i njohur më së shumti si Shaban Polluzha (Polluzhë, 1871 – Tërstenik, 21 shkurt 1945) ka qenë një prijës ushtarak shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, veprues në trevën e Drenicës. Pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe bashkimit me një pjesë të viseve të Kosovës shërbeu me njësitë vullnetare. Pas kapitullimit italian u radhit me Ballin Kombëtar. U vra duke luftuar me partizanët serbë./arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...