Kuleta e gjetur nga zyrtarët policorë i kthehet qytetari

15:31 | 13 Korrik 2021
A. B.

Gjatë patrollimit në rrugën ‘UÇK’ të Komunës së Pejës, dy zyrtarë policorë kanë gjetur një kuletë.

Në kuletë gjendeshin:

një patentë shofer gjerman
535 euro (pesëqind e tridhjetë e pesë) euro
1.45 euro të metalit
Pesë (5) dollarë amerikan
Dokumente personale dhe kartela të bankave

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e policisë, është bërë identifikimi i pronarit dhe i njëjti është ftuar në Stacionin Policor në Pejë, i cili ka pranuar kuletën, të hollat, kartelat bankare, patentë-shoferin dhe dokumentet e tjera, thuhet në komunaktën e policisë.

“Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës”, u tha në njoftimin e policisë. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme