Kryetarja e Gruas së Aleancës së Kosovës (AGK), Diellza Kukaj, ka thënë se qeveria e Kosovës pas dështimeve të shumta, tani është kthyer ta godas familjen.
Kukaj ka thënë se doracaku nuk ka vend në shkollat tona dhe as në shoqërinë tonë.
“Dështimet e kësaj qeverie nuk mbarojnë vetëm me politikën e brendshme e të jashtme, me izolimin ndërkombëtar të vendit apo me sanksionet që rëndojnë mbi Kosovën. Tani kanë kthyer goditjet mbi familjen, duke e cenuar këtë strukturë të lashtë dhe themelore të shoqërisë sonë. Ky doracak nuk ka vend në shkollat tona dhe as në shoqërinë tonë. Ne kërkojmë që sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë dhe cilësor, e jo të shërbejë si mjet për politika antikombëtare”, ka thënë Kukaj.
Kukaj ka shtuar se qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe destruktive.
“Doracaku i “edukimit seksual” i hartuar nga qeveria e Albin Kurtit jo vetëm që është tronditës dhe i papranueshëm por është një përpjekje e turpshme që cenon familjen dhe vlerat tona kombëtare. Në një kohë kur shkollat tona vuajnë për një arsim cilësor dhe përqindjet tona në testimet ndërkombëtare si PISA janë poshtë standardeve më të ulëta, Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe destruktive. Në vend që të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të sjellë ndryshime reale në klasat tona, kjo Qeveri përpiqet të na e cënojë të ardhmen, duke e përdorur arsimin si fushë për të eksperimentuar me politika të dëmshme me pasoja shkatërruese”, është shprehur Kukaj./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...