Google ADS

Kujtohet vepra e pashlyeshme e akademik Idriz Ajetit

15:17 | 19 Shkurt 2019
Arbresh.info

Universiteti i Prishtinës ka mbajtur sot mbledhje komemorative në rektoratin e universitetit, për nder të jetës dhe veprës së tani më të ndjerit, Akademik Idriz Ajeti, ku u tha se ai do të mbetët i përjetshëm me veprat e tij.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajeti.

Ai e kujtoi figurën e Ajetit si një njeri kontributdhënës për Universitetin e Prishtinës.

“Figura si Ajeti janë te përjetshme, dhe shërbejnë me dekada. Ani na la shumë për ta kujtuar dhe për ta nderuar. Gjate jetës se tij preku majat e shkencës, kontributi i ti ne UP ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Ai ishte ne krye te UP-së deri ne vitin 1975. Tani refuzoj ta konsideroj rastësi ndarjen e tij nga jeta vetëm disa dite para pavarësisë së shtetit të Kosovës. Akademik Ajeti na la një thesar të tërë pas vetës për të gjithë ata qe e njohën. Ne emër te UP-së shpreh ngushëllime te sinqerta” tha Dema.

Ndërsa profesori Bardh Rugova e cilësoi, Idriz Ajetin si pionier i Kosovës.

E në emër të familjes, fjalën e mori mbesa e akademikut Ajeti, Remzije Ajeti.
E cila e përshkroi Ajetin jo vetëm si një veprimtarë i mirë po gjithashtu edhe një familjar të jashtëzakonshëm.

“Ai la gjurmë të thella. Çdo ditë të jetës se tij ishte paqe e një biografie aq të ndritur, që u kujdes ta shkruante aq mirë dhe me aq kujdes. Gjatë luftës, 3 muaj te bombardimeve me te i kaluam në Prishtinë, por ai na inkurajonte qe mos ta humbnim shpresën. Veç tjerash ai ishte edhe familjar i jashtëzakonshëm dhe një udhërrëfyes. Këshillat e tij nuk munguan ne asnjë rrethane. “tha ajo.

Akademik Idriz Ajeti ndërroi jetë më 13 shkurt të këtij viti, në moshën, 102 vjeçare, duke lënë pas vetes gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme