Kujtohen Tahir e Nebih Meha

16:51 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Sot në Prekaz janë bërë homazhe në nderim të Tahir e Nebih Mehës, njofton Klan Kosova.

Atje ka qenë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Në përvjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, në nderim të veprës së tyre isha për homazhe në Prekazin e lavdisë, ku bashkohen histori të shumta shqiptare”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Në Prekazin legjendar asgjë nuk është e rastësishme, as pushka e Azem Bejtës që e trashëgoi gjyshi i Tahirit, Emin Lati, për ta shkrepur Mehajt brez pas brezi, në tri beteja”.

“Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme