Kujtohen fëmijët e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë

23:00 | 25 Maj 2023
K.B

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, ka kujtuar fëmijët që ishin zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

MPJD ka shkruar se qëndrojnë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve, gjithashtu, është thënë se kjo ministri është e përkushtuar edhe për autorët përgjegjës për krimet e tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur, kujtojmë solemnisht fëmijët që ishin viktima të zhdukjeve të dhunshme nën regjimin serb në Kosovë. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e të gjithë fëmijëve dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës për krimet e tyre”, thuhet në postim e tyre në Twitter./Arbresh.info/

Të ngjashme