Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë një mundësi reale.
Sipas tij, ende ekziston mundësia që të krijohet një shumicë e re parlamentare për krijimin e Qeverisë edhe nëse me VV-në nuk arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje.
“Zgjedhjet janë një mundësi, por në rast se nuk do të krijohet një shumicë e re, por teorikisht ekziston mundësia të krijohet një shumicë e re, por tash për tash nuk e shoh si mundësi reale. Është mundësi reale, por tash për tash nuk është e afërt”.
“Sepse nëse ne nuk do të arrinim të përmbyllnim këtë marrëveshje, në Kuvend ka parti tjera me të cilat mund të arrihet të krijohet qeveria nëse Presidenti ia jep të drejtën partive tjera për të krijuar qeverinë”.
I pyetur për ambiciet e tij në politik, Shala tha se nuk e ka ndërmend të lëvizë nga funksioni i tij, madje ambicie mohoj se ka edhe për kryetar të LDK-së.
“Unë nuk do të jem anëtar i qeverisë, do të mbajë vetëm postet që marrë me votë drejtpërdrejt. Unë nuk kam asnjë ambicie për funksionin e të parit të partisë”, ka thënë ai në Blic Interview.
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...