Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.
Nga Policia kanë thënë se kanë marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast.
Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala ka thënë për rtv dukagjinin, se sot është pranuar një informacion i kësaj natyre.
“Mund të konfirmojë se ka pasur një lloj planifikimi në Kosovë dhe disa vende të BE-së dhe jashtë territorit të Evropës. Individët kanë rënë pre e përgjimeve të njërës prej agjencive intelegjente kryesore të një vendi të BE-së. Nga ajo që na është thënë ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së”, tha ai.
Shala thotë se atentati është planifikuar për arsye politike.
Nënkryetari i LDK-së thotë se në plan për atentat janë të përfshira dy organizata.
“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi tutje Shala.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...