Kujtim Shala e Lutfi Haziri kandidat të LDK-së për kryeministër? Flet Isa Mustafa

10:16 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka thënë se deri me tani nuk është diskutuar asnjë emër për kryeministër si i propozuar nga LDK.

I pari i LDK-së, për emrat që po diskutohen si kandiat të mundshëm për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se nuk janë diskutuar.

Mustafa ka thënë se tek pas shpërbërjes së Kuvendit do të diskutohet emiri i kandidatit për kryeministër, raporton Arbresh.info.

“Ende nuk është  bërë dekreti i vendimit të Gjykatës. Ne presim që njëherë në Kuvend të miratohet buxheti për 2021 e pastaj pas dekretit të vendimit të Kushtetutës ne si parti do të ulemi e do të diskutojmë për emrin e kandidatit për kryeministër. Nuk do të ketë plotësim dëshirash për emrin por do të zgjedhin atë i cili meriton”. Këto komente i pari LDK-së i bëri pas homazheve të varri i Presidenti historik Ibrahim Rugova më rastin e 31 vjetorit të themelimit të kësaj partie./arbresh.info/

 

Kujtojmë, që Lutfi Hazri e Kujtim Shala janë përmendura si kandidat për kryeministër nga LDK-ja.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme