Filloi shpërndarja e financimit të BERZH në vlerë prej 12 milion euro për një nga kompanitë kryesore të telekomunikimit në Kosovë, Kujtesa.
Kujtesa mbetet investimi më i madh Amerikano-Evropian i realizuar në Kosovë, duke ofruar broadband internet, treg kabllor rezidencial , shërbimet më unike për biznese , telefoni fikse, përmbajtje ekskluzive, ligat më special të sportit si dhe një sërë shërbimesh të tjera të Internetit.
Me anë të nënshkrimit të marrëveshjes me 30 Gusht, BERZH do mbështes Kujtesën me një financim prej 12 milion euro, për të përkrahur planet e ardhshme të zhvillimit të kompanisë.
Nëpërmjet financimit nga BERZH, Kujtesa synon zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës, zgjerimin e rrjetit në lokacionet e pa zhvilluara si dhe rritjen e efikasitetit brenda kompanisë. Mbi te gjitha, synohet zhvillimi i mëtutjeshëm i produkteve të ndryshme, të cilat si gjithmonë do kenë çmimet më të volitshme për t’u përshtatur nevojave të tregut si dhe adaptimin e teknologjisë së fundit e cila do ofroj pajisje të duhura dhe të përmbushura për çdo qytetar.
Neil Taylor, udhëheqës I BERZH për Kosovë, komentoi: “Kjo është marrëveshja më e madhe e BERZH-it me sektorin privat në Kosovë deri sot, dhe është një shembull i përkryer i fokusimit tonë për të mbështetur vazhdimisht kompanitë e reja dhe rritjen e shpejtë ekonomike lokale”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...