Anton Quni ka marrë votat e duhura për karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës. E këtë fitore ai ia ka dedikuar dikujt, një ish-kolegu të tij që ndërroi jetë pak ditë para zgjedhjeve të 11 qershorit.
Quni përmes një postimi në Facebook ka spjeguar edhe arsyet për këtë.
Më poshtë është postimi i tij i plotë:
Ende i kam te fresketa ne kujtime porosite, keshillat, endrrat, deshirat, por edhe qortimet nga te gjithe qytetaret anekend Kosoves.
Te gjitha ato takime,biseda, shtrengime te duarve me ne fund rezultuan me besim edhe me te fuqishem.Ne nje rast solemn gjate fushates e takova Altin Kiken, te birin e deputetit te ndjere Agim Kikaj i cili nderroi jete ne prag te zgjedhjeve. Altini me shtrengoj doren dhe me uroi suksese. Sa do qe u mundua te buzeqesh nuk arrinte ta fshehte merzinë. U ndjeva keq, por i premtova, fitoren do t’ia dedikoj babit tend, Agim Kikes. Altini me shtrengoi doren me fort dhe kesaj radhe i buzeqeshi fytyra me shume.Andaj, te gjithe ju qe me dhate besimin, me bekimin e juaj, me lejoni kete fitore t’ia dedikoj Agim Kikes, njeriut qe ne momentet me te veshtira dhuronte buzeqeshje..Faleminderit Kosove!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...