Shëndetësia publike në Kosovë nuk është në gjendje të lakmueshme.
Mungesa e ilaçeve, mjeteve të punës dhe aparaturave cilësore të nevojshme bashkë me ikjen nga vendi të shumë mjekëve në drejtim të Perëndimit, janë ndër
arsyet kryesore të kësaj gjendje jo të mirë.
Me përkeqësimin e gjendjes në spitalet shtetërore, përfituesit më të mëdhenj po dalin të jenë spitalet private, të cilët i kanë marrë jashtëzakonisht shumë pacientë spitaleve të shtetit.
Arbresh.info ka pyetur qytetarët se cilëve mjekë iu besojnë më së shumti, atyre në privat apo atyre në shtet, dhe shumica prej tyre kanë deklaruar se mjekët që punojnë në spitalet publike janë më të besueshëm, për shkakun se synim i tyre i vetëm nuk është paraja, por gjendja e mirë e pacientëve.
Madje, shumica prej tyre janë mjaft të kënaqur me shërbimet që u ofrohen aty.
Megjithatë, ka edhe të atillë që as njërës e as tjetrës nuk iu besojnë./arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...