Google ADS

Kujdestari 24 orëshe në Pikën Kufitare në Han të Elezit

09:11 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Ndonëse gjendet në udhëkryq në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, Hani i Elezit ka vetëm 7 raste me virusin Covid-19.

Kjo komunë edhe për kundër sfidave që i ka si komunë e vogël, jo shumë e zhvilluar nga demografia (shtrirja gjeografike), ka arritur ta menaxhoj situatën me pandeminë Covid-19.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Medina Imishti, në një intervistë dhënë për arbresh.info tha se nga data 18 shkurt, kanë filluar kujdestarinë 24 orëshe në Pikën Kufitare këtu në Hanë të Elezit, ku janë kryer të gjithë kontrollet e gjithë udhëtarëve, nga ekipet mjekësore.

“Duke e krahasuar me javët e mëhershme këtë javë e kemi pasur, më të qetë, ku në nga data 18 shkurt, kemi filluar kujdestarinë 24 orëshe në Pikën Kufitare këtu në Han të Elezit, ku janë kryer të gjithë kontrollet e gjithë udhëtarëve, nga ekipet mjekësore, e fillimisht të udhëtarëve që kanë hyrë nga vendet epidemike e pastaj në mbylljen e kufijve me vendim të Qeverisë së Kosovës, ne e kemi filluar kujdestarinë në pikën doganore, e po mirëmbahet nga tri ekipe, ku QKMF-ja, e Hanit të Elezit, kujdestaron nga ora 07:00 deri në orën 15:00, pastaj ekipi i pasdites deri në orën 23:00, ekipet mbështetëse nga komunat e regjionit, e nga ora 23:00 e deri në ora 07:00 të mëngjesit e kujdestarojnë vullnetarët që janë paraqitur të mbajmë kujdestarinë tjetër”, ka thënë drejtoresha e kësaj komune, Medina Imishti.

Ajo apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet, e të tregohen të kujdesshëm siç kanë qenë deri më tani.

Ndërsa, mjeku kujdestar në këtë pikë kufitare, dr.Vullnet Sopa, tha se në këtë pikë kufitare më shumë ka udhëtar nga Shkupi, e pastaj nga vendet tjera si Hungaria, Gjermania dhe Rumania.

“Kemi udhëtar më shumë nga Shkupi, e pastaj nga Hungaria, Gjermani e Rumania e të tjerë”, tha ai.

Mjeku kujdestar, i kësaj pike, Vullnet Sopa, ka thënë se QKMF-ja, e kësaj komune është e fokusuar në pjesën rreth pyetjes për simptomat e kësaj pandemie.

“Ne si QKMF, jemi të fokusuar në pjesën klinike ku i pyesim se a ka temperaturë, djersitje apo vjellje, vështirësi në frymarrje e disa ankesa të tjera, e nëse i mohon ato lejohet të kaloj e nëse ankon në ndonjë simptomë, e njoftojmë ekipin e IKShPK-së, e në bazë të urdhërëve të tyre veprojmë”, ka thënë Sopa.

Ai thotë se në fillim kanë hasur në vështirësi e ndërsa tash gjendja është më mirë dhe ka kapacitetet e mjaftueshme, dhe se në fillim kishte më tepër udhëtar e ndërsa tani është gjendja më normale.

“Në fillim kemi hasur në vështirësi por gjendja tani është më mirë dhe tani kapacitete janë të mjaftueshme, e ndërsa në fillim kishte më tepër udhëtar e ndërsa tani është gjendja më normale”, tha në fund ai.

Ekipi kujdestar në këtë pikë përbëhet nga një mjek e 2 infermierë, dhe shoferi./arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2683470398597308

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme