Ka disa ditë që në kryeqytet ka filluar operacioni për ndëshkimin e vozitësve që nuk respektojnë dritën e kuqe të semaforit.
Plani operativ ‘Semafori’ që po zhvillohet në kuadër të planit vjetor të Policisë së Kosovës ka filluar më 15 qershor dhe do të vazhdoj deri më 23 qershor.
Ekipi i arbresh.info ka përcjelle nga afër një nga operacionet që po monitorohet nga kapiteni, Qamil Behrami, udhëheqës i Ekipit të Komunikacionit Rrugor për Kryeqytet.
Operacioni që synon rritjen e sigurisë në komunikacion përveç mosrespektimit të semaforëve, identifikon dhe ndëshkon edhe vozitësit për mos vënie të rripit të sigurisë dhe përdorimit të telefonit.
Në afërsi të semaforëve qëndronin policë civilë të cilët identifikonin rastet e shkeljeve dhe i fotografonin ato, ndërsa në të dy anët e rrugët ekipet tjera të policisë ndalonin shkelësit e komunikacionit.
Gjatë kohës kur ekipi i arbresh.info qëndroi me Policinë e Kosovës u ndaluan dhjetëra qytetarë për këto tri shkelje në komunikacion.
Për mos respektim të semaforit mund të gjobiteni prej 150 euro, largim të tri pikëve dhe konfiskim të patentë semaforëve për tre muaj.
Ndërsa për mos vënie të rripit të sigurisë dhe përdorim të telefonit gjoba është 40 euro./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...