Ministria e Infrastrukturës njofton pjesëmarrësit në trafik se do të bëhet transport i jashtëzakonshëm nga ora 00:10 nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë).
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se me datën 15 maj 2021 (pas mes natën e shtunë) nga ora 00:10, nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim te cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m.
Përcjellja e tyre do të bëhet:
– Nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë).
Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse.
Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit te jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe t’i gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona te gjata.
Kërkojmë mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.
/arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...