Komentet ose deklarimet që bëhen në rrejte sociale e të cilat janë kërcënuese mund të ndëshkohen me sanksione konform Kodit Penal të Kosovës, kështu thotë avokati Musa Demati për arbresh.info.
“Komentet apo deklarimet përmes rrjeteve sociale te cilat janë kërcënuese ato përbejnë vepër penale dhe ndëshkohen me sanksione penale konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.
Demati shton se përdoruesit e rrjeteve sociale duhet të dinë ta bëjnë dallimin mes shprehjes së mendimit të lirë dhe deklarimeve kërcënuese, kjo pasi kanosja është krim i cili mund të përfundojë me ndëshkime penale.
“Andaj edhe qytetaret dhe përdoruesit e rrjeteve sociale duhet te bëjnë dallime midis shprehjes se mendimit te lire apo fjalës se lire dhe deklarimeve kërcënuese, sepse kanosja apo kërceni është krim e cila mund ti ballafaqoj përdoruesit e rrjeteve sociale me ndëshkime penale”, përfundoi avokati.
Kujtojmë se ditë më parë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte njoftuar se në objektin e ministrisë kishte shkuar një prind, ajo tregon se prindi i ka treguar që në dhjetor të vitit 2021 ka pasur një tentim dhunim të vajzës së tij 14-vjeçare.
“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!”, kishte shkruar ministrja.
Korab Blakaj, istogasi që jeton në Austri ka shkruar me satirë një status duke ironizuar shkrimin e mëparshëm në Facebook të ministres Haxhiu.
Në vitin 2000, moshën 14 vjeçare më kanë dhunuar seksualisht dy gra në një dasëm! Prokuroria i ka lënë të lirë, sot e asaj dite enden të lira duke kërkuar viktimat fatkeqe të radhës! Postimin e bëj publik me leje të Ministres Albulena Haxhiu,” shkroi Blakaj.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministres së Drejtësisë e cila njoftoi se rastin do e paraqes në polici.
“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në polici!” reagoi ministrja e Drejtësisë.
Por, si duket Blakajt, i cili ka qenë kandidat potencial i LVV-së për komunën e Istogut, nuk i ka bërë përshtypje paralajmërimi i ministres Haxhiu, duke kërkuar nga e fundit që të japë dorëheqje.
E lidhur me këtë denoncim të Ministres së Drejtësisë ka pasur edhe reagime të ndryshme. /Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media