Njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, në vazhdën e intensifikimit të punës, mbi forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në komunikacion , me synim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe menaxhimin sa më profesional të trafikut në kryeqytet, ka ndërmarrë një sërë masash operative.
Masa të shumta ndëshkuese (gjoba dhe konfiskime), janë ndërmarrë si në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, ashtu edhe ne përballimin e lëvizjes së këmbësorëve, në qytet ashtu edhe jashtë tij.
Mirëpo, sipas policisë, duke e parë se ka një numër të konsiderueshëm të kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë shenjat e trafikut për ndalim parkimi, si dhe bazuar në ankesat e qytetarëve për bllokimin e trotuareve në qytet, njësitet policore të stacioneve të Prishtinë, që nga data dhjetë qershor do të fillojnë implementimin e planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara.
Plani do të ketë shtrirje në të gjithë hapësirën rrugore të kryeqytetit. Policia njofton se të gjitha veturat që do të hasen të parkuara në mënyrë të parregullt dhe në vendet e ndaluara për parkim, do të kenë njoftimin zyrtar për paraqitje të obligueshme në stacion policor, ku palës do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje. (formën zyrtare, të nxjerrë nga Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor,(neni 93 paragrafi 2 Nr: 05/L-088) do t’ia bashkëngjisim komunikatës).Policia apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me përpikëri normat dhe rregullat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit