Kujdes janë duke qarkulluar para të falsifikuara, disa raste të raportuara për 24 orë

08:32 | 7 Dhjetor 2021
S D

Në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të parave të falsifikuara në vlerë 500 euro dhe 100 euro, raporton arbresh.info.

Të gjitha këto bankënota janë deponuar nëpër banka dhe më pas janë raportuar.

Rastet e raportuara.

  • Prishtinë 06.12.2021 – 08:00. Ankuesi mashkull zyrtar i bankës, ka informuar se nga klientë janë deponuar 105 € monedha me valuta të ndryshme, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

  • Prishtinë 06.12.2021 – 13:20. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se nga klienti mashkull kosovar është deponuar një monedhë prej 100 € e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

  • Lipjan 06.12.2021 – 15:15. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klienti mashkull kosovar është deponuar një monedhë prej 500 euro e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme