Shtetet e Kuintit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca – përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje partive politike që të mos nominojnë kandidat që kanë probleme me drejtësinë, në zgjedhjet lokale.
Në deklaratë, Kuinti ka kërkuar që të skualifikohen kandidatët që kanë marrë dënime nga Gjykatat në Kosovë, në tri vitet e fundit.“Ne i bëjmë thirrje komisionit të zgjedhjeve, në përputhje me ligjin e Kosovës, që të skualifikojnë ata kandidatët për të cilët gjykatat kanë vërtetuar dënime përfundimtare në tre vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e vendeve të Kuintit.
“Ne përshëndesim bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes KGjK-së dhe udhëheqëses së KQZ-së në certifikimin zyrtar – për herën e parë ndonjëherë – të kandidatëve për zgjedhjet komunale duke përdorur raportet e gjykatave në shkallë vendi”, thuhet në njoftim. Sipas shteteve të Kuintit, në mënyrë që zgjedhjet lokale të jenë të suksesshme “duhet të sigurohet se kandidatët të përmbushin kërkesat minimale të besimit publik, sipas ligjit”.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë