Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, shtabet e krizave të katër komunave në veri të Kosovës kanë vendosur të kufizojnë lëvizjen, ashtu si në pjesën tjetër të Kosovës.
Vendimi që kufizon lëvizjen nga ora 21:00 deri në 05.00 në këto komuna hyn në fuqi sonte.
Ndalimi i lëvizjes për shtatë ditët e ardhshme u njoftua nga zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, në një konferencë për media, transmeton rtk raportimin e Radio Kontakt Plus.
Qytetarët janë thirrur të sillen me përgjegjësi, të mbajnë maska mbrojtëse, të respektojnë distancën fizike dhe të ruajnë higjienën personale.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...