Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Policia e Kosovës sot në mëngjes ka vendosur për kufizimin e shesheve të qytetit “Isa Boletini”, “Mehë Uka” dhe Adem Jashari”, në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i qytetarëve.
Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me komandantin e Stacionit Policor Jug, Ahmet Xhosha, kanë dalë për të parë për së afërmi mënyrën e kufizimit të këtyre shesheve, si masë shtesë për parandalimin e koronavirusit.
Ky kufizim është bazuar në rekomandimet e institucioneve shtetërore ndaj pandemisë COVID- 19, ku Policia e Kosovës ka vënë shiritat sigurues në sheshet e qytetit me qëllim të zbatimit të vendimeve mbi ndalimin e grumbullimit dhe shfrytëzimit të shesheve për shëtitje.
Me qëllim të parandalimit dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve përveç vendosjes së shiritave policor, njëkohësisht janë ekspozuar edhe disa mesazhe inspiruese- motivuese relevante me situatën në fjalë, duke përçuar mesazhe domethënëse për familjen, shëndetin, dhe sigurinë e përgjithshme për rrethanat aktuale.
Andaj kryetari Bahtiri bën apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë këtë masë shtesë, duke qëndruar sa më shumë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm në raste të domosdoshme./arbresh.info/
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...