Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe në Kllokot, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr VENDIM që Qendra për Pajisje me Dokumente në Obiliq, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.
Aktualisht deri në njoftim tjetër kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme, shkruan arbresh.info.
Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.
Po ashtu për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr VENDIM që Qendra për Pajisje me Dokumente në Kllokot, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.
Kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.
Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta, në këtë rast Qendra me e afërt është në Viti./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...