E drejta për jetë dhe e drejta në shëndet janë ndër të drejta elementare dhe themelorë të cilat mund të themi se mbisundojnë të drejtat të tjera.
Kështu është shprehur menaxherja për programe në KMDLNJ Valentina Demolli e cila ka thënë se çdo shkelje mbetet shkelje, por në situata pandemie ka qenë i domosdoshëm kufizimi i lirisë.
“Gjithsesi çdo shkelje prapë se prapë është shkelje mirëpo në situatën pandemike ka qenë e domosdoshme kufizimi i lirisë lëvizjes e cila fillimisht duket se ka dhënë rezultate pozitive në mos përhapjen më të madhe të virusit”, ka thënë Demolli në një intervistë për arbresh.info.
Ajo ka thënë se në pikëpyetje janë vënë shërbimet shëndetësore që ofrohen prej institucioneve publike në Kosovë duke thënë se në këtë aspekt Kosova ka çaluar.
“Fillimisht dua të cekë se oshtë obligim që të garantohet jeta dh e shëndeti i të gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj secili qytetar ka të drejtë që të marr shërbime shëndetësorë dhe publike të cilat përkojnë me gjendjen ose nevojën e tij ose të saj. Kosova në këtë aspekt ka çaluar, sidomos në këtë kohë kur numri i rasteve po rritet jashtëzakonisht shumë, po flas për komplet trajtimin shëndetësore duke i përfshirë këtu testet ehe trajtimet që po ju bëhen pacientëve nëpër institucione publike”, ka thënë ajo.
Demolli ka thënë se në KMDLNJ kanë marrë disa ankesa nga qytetarët sa i përket trajtimit në institucione publike.
“Ne si KMDLNJ kemi pranuar disa ankesa që edhe qytetarët të cilët po trajtohen institucionet publike ka disa arsye që nuk po marrin tretmanin e nevojshëm, ka mungesë të stafit, hapësirës, të medikamenteve ose pajisjeve të nevojshme për trajtim mirëpo gjithsesi edhe kur ja shtojmë një numër i madh i stafit shëndetësor të cilët janë të prekur me Covid-19 dhe fatkeqësisht mungojnë për periudha të caktuara në institucionet shëndetësore kjo ka vështirësuar që qytetarët të marrin trajtimin e duhur në institucionet publike” është shprehur Demolli.
Sa i përket testimeve ajo ka thënë se kanë vërejtur disa shkelje duke filluar në mos trajtimin e barabartë të qytetarëve ose në qasjen e tyre për të bërë testet.
Ajo shton se institucionet e Kosovës kanë çaluar në testimin e gjithë atyre qytetarëve të cilët kanë nevojë.
“Kohëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka licencuar disa institucione private në të cilat qytetarët mund të drejtohen për të bërë testimet, ajo na çfarë kemi reaguar është që nuk dihen se cilat kanë qenë kriteret për të marr licencën, mandej kanë qenë çmimet e larta dhe të papërballueshme në gjendje krize dhe në kohë varfërie mirëpo edhe në besueshmërinë e të dy institucioneve, qoftë institucioneve publike që po bëjnë testime mirëpo edhe private”, ka thënë ajo.
Demolli tutje thotë se KMDLNJ ka rekomanduar që të monitorohen institucionet private.
“Ne kemi rekomanduar institucioneve përgjegjëse veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë që të thelëmojë ekipe të veçanta ose përmes inspektoratit të saj që të monitoroj në mënyrë strikte të gjitha institucionet private të cilat janë të licencuara për të bërë testimet për Covid-19” ka thënë ajo.
Sa i përket kufizimit të lirisë së qytetarëve ajo ka thënë se nuk është vetëm Kosova që po përballet me këtë, derisa ka shtuar se e drejta e jetës është mbi të drejta tjera.
“Ka disa vende të botës që kanë kufizuar lirinë e lëvizjes ka disa vende të botës, varet prej situatës pandemike, fatkeqësisht nuk është vetëm Kosova që po përballet me kufizime të tilla mirëpo përderisa krahasojmë të drejtën e jetës dhe shëndetit krahasuar me të drejtat e tjera vlerësojmë kjo e drejtë mbisundon të drejtat e tjera. Kufizimi i lirisë së lëvizjes është njëra prej shkeljeve të drejtave të njeriut mirëpo në rast se kufizimi i një lirie ndihmon të drejtën për të garantuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve është më legale që të shkelet një e drejtë krahasuar me të drejta të tjera”, është shprehur Demolli.
Sa i përket gjobave dhe arrestimeve të qytetarëve për shkak të mos respektimit të masave ajo ka thënë se që nga fillimi kanë bërë apel që të miratohet ligji anti-Covid.
“Ne që nga fillimi kemi bërë thirrje që të miratohet ligji ant-Covid me të cilin do të legjitimoheshin të gjitha këto veprime të institucioneve të Kosovës të cilat nuk do të qonin drejt një situate kaotike kur Gjykata Kushtetuese do të dilte me një vendim e cila kundërshton ose vë në pah shkeljet që kanë bërë institucionet e Kosovës, mirëpo këto veprime kanë qenë të ngjashme me gjitha shtetet ku kanë qenë të prekura me virus, shumë shtete evropiane kane miratuara në fillimet e para ligjin anti-Covid, prandaj edhe thirrjet tona kanë qenë që qysh në fillimet e para të miratohet ligji anti-Covid dhe ne nuk do të përballeshin me këto situata problematike”, ka thënë ajo.
Demolli vlerëson se duhet të kishte një informim më të drejtë dhe një kampanjë më të madhe për qytetarët që të respektojnë rregulla për shkak se siç thotë ajo nuk mund të thuhet që qytetarët janë fajtorë mirëpo janë institucionet përgjegjëse të cilat duhet të veprojnë./arbresh.inf/R.Rexhepi
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...