Krerët shtetërorë në Beograd po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Edhe presidenti Thaçi qe disa javë po flet për bashkim me Luginën. Analistët alarmojnë se vizatimi i kufijve është i rrezikshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm (në shtator) do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, madje ata nuk e fshehin synimin që Kosovën ta ndajnë nëpërmjet vijave etnike, mes shqiptarëve dhe serbëve. Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ka disa javë që deklaron vazhdimisht se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, përderisa Serbia nuk do të mundë t’i marrë komunat veriore të Kosovës.
Por një raport prej 90 faqesh, i botuar dje nga kjoë, i hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, të cilin e udhëheq George Soros, paraqet skenarin për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kësaj të fundit i propozohet t’i marrë katër komunat veriore, Zubin Potokun, Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore, ndërsa Kosova ta marrë Preshevën, por pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...