Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se para se Demarkacioni të dërgohet në Kuvend, duhet të arrihet një konsensus politik.
Ai ka thënë se duhet të korrigjohet ndonjë gabim eventual, dhe t’i kënaqin edhe kërkesat e banorëve lokal.
“Raporti nuk ka arrite të heq dilemat e atyre që kanë qenë për dhe kundër marrëveshjes. Si politike duhet të gjejmë zgjidhje per ratifikim të kësaj çështje. Duhet që të punohet për një koncenzus politik duke filluar nga koalicioni qeverisës. Para se ta dërgojmë në Kuvend këtë marrëveshje duhet të bëjmë një koncensus sa më të gjerë . Duhet të korrigjojmë ndonjë gabim eventual edhe Malin e Zi që sa do pak të kënaqim edhe kërkesat e banorëve lokal. Koncesuesi për marrëveshje duhet të arrihet në çfarëdo mënyre, qoftë rishikim ratifikim apo arbitrazh”, ka thënë Hajredin Kuçi.
Ai gjithashtu ka theksuar se kjo çështje nuk duhet të shfrytëzohet për interesa politike.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë