Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se marrëveshja e sotme mes Kosovës dhe Malit të Zi merr obligim për të korrigjuar dhe rishikuar sidomos dy pikat kyçe të marrëveshjes së vitit 2015, atë të Kullës së Zhlebit dhe Çakorrit, njofton Klan Kosova.
“Ky ka qenë një proces i gjatë, i stërzgjatur por që ka përfunduar me një produkt që është një marrëveshje në mes të dy presidentëve”, tha Kuçi në konferencë për media.
“Marrëveshja shpreh vullnetin politik, dhe merr obligim shtetëror për të korrigjuar, rishikuar, sidomos dy pikat kyçe që kanë qenë të marrëveshjes së vitit 2015. Atë në kullë të Zhlebit dhe Çakorrit”.
“Kjo marrëveshje e prek edhe mundësinë jo vetëm të rishikimit por edhe të korrigjimit të dy pikave që kanë qenë kontestuese në marrëvëshjen e vitit 2015”.
“Pra, kjo është një marrëveshje e cila merr obligime shtetërore dhe trupat tonë të përbashkët, të Kosovës dhe Malit të Zi, do të korrigjojnë këto dy pika që kanë qenë kontestuese të marrëveshjes së vitit 2015”.
Ai në fund tha se e kanë mirëpritur këtë marrëveshje, dhe ofroi përkrahjen në proceset në vijim.
“Normalisht, e kemi mirëpritur këtë marrëveshje, dhe do ta përkrahim në proceset e mëtutjeshme gjatë punës sonë”, përfundoi Kuçi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...