Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka reaguar pas deklaratës se nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili në një prononcim për ‘Indeksonline’, dy ditë më parë tha se dështimi eventual i ratifikimit të demarkacionit do t’i atribuohet kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Kuçi, i cili është edhe anëtar i Kryesisë se PDK-së, në një përgjigje me anë të mesazhit ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi nuk është çështje personale e as partiake, por e konsensusit nacional, duke hequr kështu përgjegjësinë nga kryeparlamentari Veseli.
“Demarkacioni nuk i takon vetëm një partie politike, por është çështje e konsensusit nacional. E, për të arritur këtë duhet të punohet qe të arrijnë një konsensus të tillë”, ka thënë Kuç për ‘Indeksonline’.
Zyrtari i lartë në qeverinë e Kosovës, nuk ka treguar nëse i kanë votat si koalicion qeveritar për të kaluar demarkacionin.
Në anën tjetër, sot pritet të përfundoj punën Komisioni qeveritar, i cili ka bërë matjen e territorit të vendit. Ky Komision pritet të dorëzoj në qeverinë e Kosovës, raportin përfundimtar dhe pastaj pritet qe në pjesën e parë të muajit mars, Kuvendi të shqyrtoj marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, e cila është nënshkruar në Vjenë të Austrisë më 26 gusht të vitit 2015.
Sipas të gjeturave të këtij Komisioni del se Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror nga ky demarkim, madje territori i vendit është rritur për disa kilometra
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...