Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott kanë mbajtur një takim virtual njoftues, ku u diskutua për mbështetjen e britanikëve në përzgjedhjen meritokratike të anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore.
Sipas MEA, në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me kryeministrin Avdullah Hoti për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese me asistencën e britanikëve, ministri Kuçi e siguroi ambasadorin Abbott për zhvillimin e këtij procesi në tërësi sipas udhëzimeve të tyre dhe me transparencë të plotë.
“Ndër të tjera u fol edhe për situatën e krijuar ekonomike, pas efektit të pandemisë COVID-19, dhe për projeksionet që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në zhvillim ekonomik. Krahas kësaj mes ministrit Kuçi dhe Ambasadorit Abbott u diskutua në terma të gjerë edhe energjia dhe ambienti”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...