Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ndërsa ka folur për bashkëqeverisjen mes VV-së e LDK-së ka thënë se mbetet të shihet se si do ta konsolidojnë shtetin e Kosovës nga brenda dhe jashtë, pasi janë parti konkurrente dhe të tilla do të jenë edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se partia e tij do të jetë një opozitë e fortë dhe do të reagojë sa herë që të ketë gabime nga qeverisja apo të bëhen gjëra të cilat nuk janë në të mirë të vendit.
I pyetur për gjuajtjen e mundshme të gazit lotsjellës, Kuçi ka thënë se ai së paku nuk bën një veprim të tillë.
“Së paku prej meje, nuk jam prej tyre që e bëjë, e lus PDK-në të mos e imitojë VV-në”, ka thënë Kuçi në emisionin n’Konak.
Kuçi ndërsa ka folur për marrëveshjen finale me Serbinë, ka paralajmëruar një kompromis të ri.
“Kosovën po e pret një kompromis i ri, çdo ditë që shtyhet marrëveshja për Kosovën do të jetë më i vështirë. Tash duhet të ruajmë kornizën e funksionalizmit të shtetit, që s’do të jetë i lehtë, dhe SHBA dhe BE nuk besoj që do të jenë rrënues të shtetit të Kosovës. Duhet të jemi të kujdesshëm në partneritet me SHBA-në na sjell benifite, në të kundërtën nuk kemi fuqi t’i kundërshtojmë”, ka deklaruar Kuçi.
Ndërsa ka folur për “shkëmbimin e territoreve”, Kuçi ka thënë se presidenti Thaçi kurrë nuk tradhton për vendin, por as të tjerët.
Kuçi thotë se Thaçi dhe qeveria e re dhe akterë tjerë në Kosovë duhet të ulen të bisedojnë dhe të dalin me një qëndrim.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...