Kuçi: Nuk shoh ndryshim nga LVV-LDK, do të kërkohet sërish PDK-ja

21:00 | 16 Janar 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë ka ndodhur një ndërrim i pozicioneve të njerëzve, por jo një ndryshim substancial.

Duke folur për televizionin publik, ai ka theksuar se qytetarët kanë për ta kërkuar PDK-në.

“Në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshim, por mendoj ka ndodhur ndërrim i pozicioneve të njerëzve. Do të shihet që ky ndërrim nuk është ndryshim. Përkundrazi, besoj që do t’i kërkojnë njerëzit e PDK-së shumë shpejt”, ka thënë Kuçi.

“Nuk ka ndryshim në kuptim substancial. Ndryshimi do të mund të vijë me PDK-në”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme