Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka folur në lidhje me arrestimin e dy qytetarëve nga autoritetet serbe, ku njëri ndër ta është anëtar i PSD-së.
Ajo në RTK ka thënë se Blerim Maqestena së bashku me shokun e tij, fillimisht e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se pa dashje kanë hyrë në territorin e Serbisë.
Ajo ka konfirmuar se Maqestena, i cili është asamblist i PSD-së në Kuvendin Komunal të Podujevës, ka pasur një armë me vete, për të cilën thotë se e ka pasur me leje të Kosovës.
“Ata kanë dalë së bashku me shokun e tij dhe rastësisht nga mjegulla kanë hyrë në territor të Serbisë. Fillimisht ata e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, ku këta të fundit e kanë lajmëruar policinë serbe, ku më pastaj i ka arrestuar dhe i ka dënuar për hyrje ilegale në territor të Serbisë. Fillimisht është shqiptuar masa prej 30 ditësh me paraburgim, ku më pastaj do të dal sërish para Gjykatës dhe të merret vendimi”, tha ajo, teksa shtoi se kjo gjë mund t’i ndodh secilit që kalon andej pari.
Kuçi ka kritikuar autoritetet kosovare, për siç tha ajo, mungesë të reagimit.
“Ne po presim që krerët e shtetit të bëjnë një ndërhyrje, çfarë nuk e kanë bërë deri më tash. Të përdorën të gjitha mundësitë diplomatike dhe Blerimi të kthehet në Kosovë dhe mos ta lejojmë që Serbia të na përdorë si qytetarë të rendit të dytë”, tha ajo.
Ajo ka thënë se me të ndodhur rasti, kanë kontaktuar familjen e tij.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell