Google ADS

Kuçi: Jam i pafajshëm, s’kam asgjë për të fshehur

17:17 | 17 Dhjetor 2024
R J

Ish ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka dalur sot para Speciales nën akuzën për pengim të drejtësisë.

Në fjalën e tij para trupit gjykueska thënë se s’ka asgjë për të fshehur.

Kuçi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me gjykatën, madje duke i dhënë edhe të gjitha fjalëkalimet që lidhen me kompjuterin e tij.

“Unë i kam dhënë fjalëkalimet që më janë kërkuar dhe jam i gatshëm t’i jap edhe të tjerat, nëse është fjala për kompjuterin, dhe nuk kam asgjë për të fshehur”, deklaroi Kuçi.

Hajredin Kuçi, u arrestua nga Haga më 6 dhjetor.

Kuçi sot u shpreh i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Specialja.

Pos tij, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës u arrestuan edhe ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj si dhe Fadil Fazliu.

Të ngjashme