Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, bashkë me drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Besnik Krasniqi, sot kanë pritur në takim Këshillin Grevist të Punëtorëve të Trepçës, të kryesuar nga Ragip Istrefi, përfaqësuesin e Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani, u. d. të kryeshefit të “Trepçës” sh.a., Hysen Vrajolli dhe disa punëtorë të ndërmarrjes.
Në njoftimin e MEA-së thuhet se temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e vështirësuar e ndërmarrjes publike “Trepça” sh.a. gjegjësisht bllokimi i llogarive të tyre duke pamundësuar edhe dhënien e pagave.
Kuçit i janë paraqitur kërkesat e Këshillit Grevist, të cilët kërkuan ndihmë financiare që të kalojnë këtë gjendje.
Kuçi u ka premtuar punëtorëve dhe menaxhmentit që nga buxheti për rimëkëmbje ekonomike brenda Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike do t’u ndahet një shumë e mjeteve dhe do të kërkohet në Mbledhje të Qeverisë ndihmë shtesë.
“Ajo që mund të ju garantoj është se ne kemi një shumë të mjeteve në buxhetin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, të cilën mund ta ekzekutojmë menjëherë. Mirëpo, kërkesa juaj është më e madhe dhe për këtë unë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës do ta paraqes këtë shqetësim dhe do të kërkoj ndihmë për juve për të kaluar këtë situatë”, ka thënë Kuçi, thuhet në njoftim.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit