Duke parë situatën aktuale në vend, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka shprehur bindjen e tij se do të ketë zgjedhje, porse shton se për të ndodhur kjo duhet të ketë alternativë.
Këto komente Kuçi i ka bërë në një intervistë për KosovaPress, ku ka thënë se në Kosovë duhet të krijohet një traditë që zgjedhjet të mbahen në afate të rregullta.
Ideja se secilën ditë vendi mund të shkojë në zgjedhje, sipas tij, nuk lejon që pozita të bëjë punën e saj. Për këtë, ai kërkon që të ketë kujdes të shtuar në raport me legjitimitetin.
“Nëse ka legjitimitet funksionon, por të mos punojmë në presionin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen, po shihet që do të mbahen, por të mos jemi nën presionin e asaj që do të mbahen. Mbi të gjitha, alternativa duhet të jetë për zgjedhje, jo vetëm mundësia për ata që e humbasin lojën e shahut dhe pastaj thonë a bënë edhe një deri në mëngjes. Nëse ka alternativë, nëse ka zhvendosje të legjitimitetit, unë e them kur ligji si bie tamam një populli, ndërrohet ligji dhe jo populli. Të shohim a po i bie tamam qytetarit tonë dhe qytetari është ai që reflekton”, tha ai.
Sa i përket zgjedhjeve të rinisë në PDK, ai thotë se kanë shkuar shumë mirë, derisa pritet të mbahen edhe në disa komuna.
“Them se kemi pasur zgjedhje të mira. Po vazhdojnë edhe në disa komuna që kanë mbetur sepse kemi bërë një ndryshim në kuptimin e moshës. Kemi angazhuar nga 25 e deri në moshën 16 vjeç, në kuptimin e zvogëlimit të viteve, ka qenë deri në 30. Besoj se tani është bërë një energji e re, një angazhim i ri, ka entuziazëm, ka njerëz të angazhuar. Jemi munduar po ashtu që ta kuptojnë njerëzit se mbi moshën 25 vjeçare nuk do të dalin në pension nga PDK-ja, por do të jenë njerëz që do të kryejnë aktivitete të tjera dhe do të kenë hapësira të mjaftueshme për garë elektorale. Besoj se në muajin qershor, eventualisht në muajin korrik, do ta kemi kuvendin e rinisë, do të zgjedhën organet e rinisë. Me siguri në shtator do të vazhdojnë zgjedhjet edhe për PDK-në”, tha ai.
Tutje, Kuçi potencoi se pavarësisht asaj se çfarë do të sjellin zgjedhjet brenda partisë, ai do të vazhdojë të jetë anëtar i PDK-së.
“Unë do ta respektoj cilindo vendim që do ta marrin organet kompetente të partisë. Natyrisht që do të mundohem të jap kontributin tim në dobi të vendit në radhë të parë. Idetë, përvojën time, angazhimin tim, edhe nëse krijohet hapësirë në kuadër të partisë demokratike sipas rolit. Të qenit anëtar nuk do ta vë në dilemë asnjëherë, pozicionet publike janë tjera që i përcaktojnë”, është shprehur ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...