“Kemi dashur që të shkojmë me marrëveshje të shkojmë në zgjedhje. Ne kemi dashur që ato të ndodhin në qershor, LDK ka kërkuar që ato të bëhen në shtator. Pra të dy palët jemi pajtuar që duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk jemi pajtuar vec për kohën”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë për shkuarjen në zgjedhje të vendit, por në muajin shtator, jo në qershor.
Ai ka deklaruar se PDK-ja nuk ka marrë kurrë arsyetim pse ato duhet të mbaheshin në shtator, ndërsa ata kanë kërkuar zgjedhjet në qershor sepse qershori dhe korriku nuk janë muaj që prodhojnë politika në vend.
“Kemi dashur që të shkojmë me marrëveshje të shkojmë në zgjedhje. Ne kemi dashur që ato të ndodhin në qershor, LDK ka kërkuar që ato të bëhen në shtator. Pra të dy palët jemi pajtuar që duhet të shkojmë në zgjedhje. Nuk jemi pajtuar vec për kohën”.
“Ne kemi kërkuar daljen nga koalicioni me marrëveshje. Nuk kemi pasur dëshirë që ajo të bëhet me mocion. Ne deshëm që zgjedhjet të kryhen në qershor, sepse korriku dhe gushti nuk prodhojnë politika në Kosovë. Ata janë muaj pushimesh. Prandaj s’e kemi kuptuar LDK-në pse do që ato të mbahen në shtator. Nuk kemi marrë kurrfarë sqarimi”.
“Nëse krejt skena politike thotë se duhet të shkojmë në zgjedhje, atëherë pse të mos ndodhin ato”. /Arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...