Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq, ka thënë në seancën e KS të KB-ve për Kosovën, se nuk është arritur përparim për asociacionin, ndërsa vendimin e gjykatës franceze në Colmar për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt e ka quajtur skandaloz.
Në fjalën e saj, Kuburoviq ka theksuar se lidhur me çështjen e formimit të asociacionit duhet të dëgjohet zëri i partnerëve evropianë.
“Prishtina duhet të plotësojë përkushtimet e veta rreth asociacionit dhe duhen veprime specifike. Serbia është e përkushtuar në ruajtjen e paqes. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të mbetur i heshtur ndaj kërcënimeve për pastrim etnik të serbëve”, ka thënë ajo. Sipas saj, vendimi i gjykatës franceze në Colmar është skandaloz për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, duke thënë se Haradinaj po bën kërcënime për marrjen “me forcë të territorit të Serbisë”. Gjatë fjalimit të saj, Kuburoviq ka përmendur edhe Uilliam Uoker, ish-diplomatin amerikan, duke thënë se ai ka “keqpërdorur pozitën” derisa ishte në krye të misionit të OSBE-së gjatë kohës së luftës në Kosovë. Kuburoviq tha se është e papranueshme sjellja e Prishtinës që dialogu dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve të trajtohet si mjet “nënçmimi” ndaj palës serbe dhe partnerëve evropianë. Ajo theksoi se pavarësisht sfidave të shumta, Serbia po vazhdon në mënyrë konstruktive në dialog me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të hapura dhe krijimin e kushteve për përparim të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Sipas saj, Kosova “është larg e të bërit” e një shoqërie multi-etnike dhe paqësore, dhe se vetëm një numër i vogël është i personave të kthyer serbë në Kosovë, dhe se duhet punuar për kthim të qëndrueshëm.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...