Rrymën e veriut që dikur iu faturua qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës, tani po e paguan Qeveria
Ky obligim mori afër një të pestën e rezervave shtetërore të destinuara për raste emergjente e të paparashikuara. Nga 4.8 milionë që është shuma totale e rezervave, 1 milion u destinua për këtë punë.
Por një pjesë goxha e madhe e këtij buxheti krizash u shpenzuan për kremte.
Festimet për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës morën plot 600 mijë euro, 500 mijë të tjera u ndanë për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, ndërsa 100 mijë tjera u harxhuan për epopenë e UÇK-së.
Diçka më shumë se 150 mijë euro u ndanë për shënjimin e mirëmbajtjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi.
Nga paratë që janë të menduara për gjëra të paparashikuara u ndanë edhe 120 mijë euro në ndihmë të 800 familjeve të komunitetit egjiptian dhe 50 mijë për komunitete tjera.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...