Vera po vjen dhe qytetarët kanë filluar të interesohen për vendet se ku mund t’i kalojnë pushimet pasi janë lehtësuar masat për parandalimin e përhapjes së covid-19, shkruan arbresh.info.
E vendet për të cilat më së shumti ka interesim nga kosovarët janë Turqia, Dubai, Maldivet e disa vende tjera të cilat mund të udhëtojnë pa viza.
Për këto vende qytetarët nuk është obligative të kenë dëshmi për vaksinën për Covid.
Lorik Krasniqi, menaxher i agjensionit “Travelmania” në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se Turqia kërkon vetëm testin e shpejt Antigjent.
Ndërsa vendet si Dubai e Maldive kërkohet testi PRC.
“Vende si Turiq, Dubai, Maldive, ose ne vende tjetër për pushime nuk kërkohet dëshmi për vaksinën. Turqia kërkon vetëm testin Antigjen. Kroacia e Greqia ende nuk e ka zyrtare që lëshon viza por nuk e ka obligative vaksinën. Greqia i ka te mbyllura kufijtë për Kosovën vetëm hapet për udhëtimet speciale jo turistike po ashtu edhe Kroacia. Dubai kërkohet PCR test”, tha ai./arbresh.info/
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb