Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në vendin tonë ka filluar të bëhet shqetësuese për qytetarët e Kosovës.
Për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e ushqimit me produktet bazë, Qeveria e Republikës së Kosovës kohë më parë pati shtuar në agjendën legjislative të këtij viti, Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore.
Mirëpo ende nuk është bërë asgjë rreth kësaj çështje. Kjo gjë është në konsultim publik dhe do të procedohet më tutje thonë për arbresh.info zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
“Draft-ligji është në konsultim publik dhe do të procedohet më tutje (pas përfundimit të afatit për konsultim publik) tek organet vendimmarrëse, siç parashihet në Rregulloren 09/2011 të punës së Qeverisë”.
Po ashtu ata thonë se draftimi i Ligjit për Masat e përkohshme të produkteve themelore ka për qëllim rregullimin e masave mbrojtëse të furnizimit të produkteve themelore për konsumatorët në kohë të krizave ekonomike, si dhe mënyrën e zbatimit të tyre.
Themeluesi si dhe drejtuesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se qytetari nuk do të përfitoj asgjë pas kësaj.
“Pas këtij veprimi qytetari, familja, biznesi dhe konsumatori do ta kenë edhe më keq dhe nuk do të përfitojnë asgjë. Me vendime arbitrare, që nuk janë në mandatin e Qeverisë, duke vënë plafone e tavana mbi çmimet, Qeveria harron se prodhuesit, tregtarët nga çmimi nominal do të kalojnë në trajtat tjera të”aplikimit” të çmimeve të cilat Qeveria kurrë nuk i ka pasur në kontrollë dhe nuk i njeh as vet, as ministrat, as këshilltarët, as kabinetet, as “ekspertët” që i ka në disponim”, thotë Kaçaniku për arbresh.info.
Kryeministri Kurti pati thënë se deri në fillim të gushtit duhet të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit të produkteve bazë, dhe se ky projektligj është i pashmangshëm për të adresuar gjendjen e krijuar në treg nga ngritja e çmimeve. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...