“Kujdes je nën vëzhgimin e kamerës”, është kjo fjalia e parë që do ta dëgjoni në rast se ju ndalon Policia e Kosovës.
Këto kamera kanë për qëllim që të argumentojnë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren.
Tash e tutje asnjë njësit policorë nuk do të dal në teren pa këto kamera, raporton Arbresh.info.
Nëse deri tash keni menduar t’i ikni gjobave të policisë, të kërkoni mirëkuptim, apo falje për ndonjë shkelje të vogël të rregullave në trafik, mos e provoni më.
Ekipi i portalit Arbresh.info ka vendosur ta ndjek nga afër punën e Njësitit të Autostradave të Policisë së Kosovës, pas vendosjes së kamerave të trupit tek pjesëtarët policorë.
Njësiti për Kontrollin e Autostradave (NJKA) është pajisur me 10 kamera trupi, që do përdoren nga zyrtarët policorë të këtij njësiti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në komunikacion.
Kapiteni i Njësisë për Kontrollin e Autostradave (NJKA) kapiteni Skender Sadiku për Arbresh.info tregon më shumë për punën, efektin e këtyre kamerave dhe ruajtjen e materialeve që kapin këto kamera gjatë orarit të punës së zyrtarëve policorë.
Sadiku tregon përveç mbrojtjes së qytetarëve, këto kamera do ndikojnë edhe në mbrojtjen e e vetë zyrtarëve policorë nga ndonjë ankesë e pabazë e qytetarëve, duke u përdorur si dëshmi gjatë hetimit.
“Roli i këtyre kamerave të trupit është për të ndikuar në profesionalizmin dhe transparencën e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave”, shprehet Sadiku.
Kapiteni i Njësisë për Kontrollin e Autostradave thotë se momentalisht mjaftojnë këto 10 kamera për këtë njësit, por që shumë shpejt, sipas tij, të gjithë zyrtarët policorë do të pajisen me kamera.
“Njësitit tonë momentalisht i janë ndarë 10 kamera të trupit”, tash për tash mjaftojnë, në të ardhmen do të pajisen të gjithë pjesëtarët e policisë”, pohon ai.
Komandanti tregon se kamerat janë të vendosura vetëm në trupin e zyrtarëve policor, duke shtuar se një patrullë përbëhet nga dy zyrtar policor, dhe njëri nga ta duhet të jetë i pajisur me një kamerë të trupit.
A kanë të drejtë zyrtarët policorë t’i ndalin kamerat e trupit dhe a mund të manipulohen pamjet?
Sadiku thotë se pamjet e këtyre kamerave ruhen 30 ditë, dhe monitorimin e tyre e bëjnë mbikëqyrësit e ndërrimeve dhe komandanti i njësisë.
“Përveç pamjeve që xhirojnë, këto kamera kanë edhe zë. Pamjet e këtyre kamerave ruhen në bazë të ligjit për mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave 30 ditë, ruhen në selinë qendrore dhe mbikëqyrje kanë mbikëqyrësit e ndërrimeve dhe komandanti i njësisë”, theksoi ai.
Se a ekziston mundësia e faljes së shoferëve nëse ka bërë ndonjë shkelje të rregullave të trafikut nga policët pas vendosjes së këtyre kamerave të trupit, Sadiku tha se nuk është primare për Policinë që t’i ndëshkojë pjesëmarrësit në trafik, por kur gabojnë kuptohet që ata duhet të ndëshkohen.
“Detyrë parësore dhe primare e Policisë së Kosovës nuk është ndëshkimi i kundërvajtësve në trafik por vetëdijesimi, pjesëmarrësit në trafik janë të obliguar t’i respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, në rast të mosrespektimit ata ndëshkohen, zyrtarët policorë kanë të drejtë t’i ndëshkojnë dhe të jepen vërejtje”, u shpreh ai gjatë intervistës.
Vendosja e kamerave në trupin e zyrtarëve policorë, është në të mirën e qytetarëve, kjo pasi sipas Sadikut në rast të ndonjë ankese ata mund të ankohen dhe mund të përdorën pamjet e kamerave të trupit
Tutje, Sadiku shprehet se vendosja e këtyre kamerave iu lehtëson punën edhe zyrtarëve policorë
“Është më e lehtë, iu lehtëson punën edhe zyrtarëve policorë, por edhe gjatë shqiptimit të gjobave, normal që është më lehtë dhe më mirë për zyrtarët policorë bartja e kamerave të trupit”, thotë ai.
Por, a mund të manipulohet më pamjet e këtyre kamerave, ai përgjigjet shkurt duke qeshur.
“Jo nuk mund të manipulohet”
Krejt në fund komandanti tregon se a kanë të drejtë dhe kur zyrtarët policorë mund t’i ndalin kamerat.
“Me pranimin e detyrës zyrtarët policorë pajisen me kamerat e trupit, regjistrohen përmes kodit, dhe gjatë gjithë orarit të punës janë të obliguar që kamerat të jenë funksionale, mund t’i ndalin ato vetëm gjatë pauzës”, përfundoi ai.
Ndryshe, më 1 gusht të këtij viti, Policia e Kosovës ka pranuar donacionin e kamerave të trupit që i ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky projekt ka për qëllim po ashtu rritjen e besimit të qytetarëve në institucionin e Policisë së Kosovës./ Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...