Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit që rasti i vrasjes së Marigona Osmanit të kthehet në rigjykim, tha se veprime të tilla të sistemit të drejtësisë shtyjnë edhe të tjerët të kryejnë veprime të tilla.
“Nesër është paralajmëruar protesta për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit, që e kthen në rigjykim rastin e vrasjes mizore të Marigona Osmanit, që konsideroj se, që nga koha e pasluftës, ka pasur vrasje në Kosovë, mirëpo kjo konsiderohet që është më e rënda, për shkak të mënyrës se si është kryer vrasja e të ndjerës. Prandaj, kthimin në rigjykim i rastit tillë, sigurisht që unë do të sërish do të kritikohem që po komentoj vendime të gjykatës që po ndërhyj në drejtësi, por e kam thënë dhe e përsëris sërish, sa herë kemi vendime të tilla të gjykatave, unë do ta ngris zërin, sepse konsideroj që është tepër e rëndësishme që edhe si qytetare e këtij vendi, edhe si nënë, si grua, si ministre e Drejtësisë po ashtu, të adresoj padrejtësitë që bëhen nga vetë sistemi dhe kam përshtypjen që veprimet e tilla nga sistemi i drejtësisë konsideroj që i shtyn të tjerët që të bëjnë veprime kriminale, sepse kur të ledhaton sistemi me vendime të tilla, atëherë natyrisht që kjo është shtytje për edhe për të tjerët, por edhe për personat që për momentin mbahen në masën e paraburgimit”, tha Haxhiu.
Në anën tjetër, ajo tha se është e papranueshme se si gjykatat së pari marrin vendime në bazë të presionit.
“Pavarësisht që ka reagime qytetare, duhet të gjitha rrethanat të sqarohen dhe secili si me thënë argumentim i gjykatës pat të jetë i bazuar”, tha Haxhiu.
Ajo thotë se probleme ka shumë në sistemin e drejtësisë, por se ato duhet të adresohen dhe përgjegjësinë e bartë sistemi i drejtësisë.
“Kemi raste të shumta, por ka qenë edhe së fundi një prej rasteve kur dikush është dënu me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme e liron komplet nga përgjegjësia penale. Pra, këtu probleme ka shumë. Ky problem duhet të adresohet dhe këtu përgjegjësinë e bartë vetë sistemi i drejtësisë”, tha Haxhiu. /atvlive.tv
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty