Kthimi i Kryeparlamentarit Kadri Veseli në seancën plenare ka rikthyer edhe kuorumin e munguar në seancë, duke bërë kështu deputetët të kthehen në seancë për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës.
Në pjesën e dytë të seancës, pas rikthimit të Kryeparlamentarit Veseli në udhëheqje të saj, Kuvendi përmbylli debatin për 15 projektligje që lodhen me Agjendën Evropiane të Reformave. Tani pas debatit për këto projektligje deputetët pritet të votojnë ato dhe ti procedojnë për procedura të mëtejme nëpër Komisione.
Ky intensitet i shtuar i shqyrtimit të projektligjeve ka ardhur pas takimit të kryeparlamentarit Veseli me shefat e Komisioneve Parlamentare javën e kaluar ku Kryeparlamentari Veseli iu kërkoi atyre të jenë më efikas në punën e tyre.
Për rikthimin e efikasitetit të plotë në punën e Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli ka vendosur në Kryesi edhe nërprerjen e të gjitha udhëtimeve të deputetëve jashtë vendit.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...