Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, reagon ish-ministrja Bajrami

21:35 | 7 Maj 2021
L G

Pasi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kontrolli i naftës i është kthyer Doganës, ka reaguar pararendësja e Hajdarit, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se për këtë çështje, kishte nxjerr një Udhëzim Administrativ gjatë kohës sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

“Së bashku me një ekip të ekspertëve përkundër kundërshtive të mëdha në vitin 2017, në cilësinë e ministres së Tregtisë dhe Industrisë pata nxjerrë Udhëzimin Administrativ 01/2017 për kalimin e kontrollit të naftës të Doganat e Kosovës”, ka shkruar Bajrami./arbresh.info/

Të ngjashme